REZERVO
R e s t o r a n t i

NË VILA ZANA BUKURIA DHE SHIJA DO TË ZGJOJNË TË GJITHA SHQISAT TUAJA

Ngjyrat dhe aromat tradicionale janë përbërësit kryesor të kuzhinës tonë!
Shija autoktone…

Mënyra e mikpritjes së mysafirëve tanë është edhe pjesa e kuzhinës. Ne i trajtojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ua plotësuar çdo kërkesë edhe nga kuzhina jonë!

Për këtë arsye Vila Zana përdor mirë përvojën dhe bashkëpunimin e kuzhinierëve profesionistë dhe të gjithanshëm, të aftë për të ndjekur shijet më të fundit të kuzhinës, pa harruar traditën. Të njëjtat elementë që dallojnë traditën tonë janë përbërësit themelorë të pjatave që e bëjnë kuzhinën tonë të famshme. Këta përbërës të shkëlqyeshëm, produkte të shkëlqyera tokësore, të transformuara dhe të përpunuara në duart e shkathta të kuzhinierëve tanë, ju sjellin përvoja të reja të kënaqshme për t’i shijuar.

CHEF
Ünal Yalçın

“Mundësia për të bërë një sërë eksperiencash të ndryshme ka qenë shumë e rëndësishme për punën time, sepse pata mundësinë të provoja të gjitha aspektet e gatimit”.

Fillova shumë herët të punoj në të gjitha kuzhinat për të mësuar mbi instrumentet dhe teknikat më të reja dhe interesante për t'i bashkaur në një pjatë, për t'i dhënë një prekje të freskët dhe moderne pjatave tona tradicionale.

Kuzhina jonë ju përgjigjet të gjitha kërkesave tuaja, duke përfshirë stinën në të cilën ndodhemi!
TARRACA

Tarraca e mrekullueshme panoramike ku ndodhet restoranti Vila Zana, është perfekte për ditët e nxehta të verës. Salla e brendshme është e zbukuruar me disa fotografi që të japin jetë dhe kjo e plotëson ofertën e hotelit për të gjetur një vendndodhje ideale që do t'i bëjë momentet tuaja më të rëndësishme të paharrueshme.

Kuzhina

Është arti i të gatuarit dhe dashuria që ushqimin e bëjnë aq të shijshëm, por edhe përvoja dhe përkushtimi janë pjesë e pandashme e tyre. Vila Zana, në gërshetim me këto elemente dhe produktet më të freskëta, ju mundëson të shijoni shije të ndryshme dhe të kërkuara.

Tarraca

Një dritare magjepsëse në natyrë me xhama të gjerë që inkuadron veprën më të bukur të artit: peizazhin. Ambienti i brendshëm ku mund të shërbeheni, është vendi i përsosur për mëngjes gjatë dimrit për mysafirët tanë, me pamje të përshtatshme për të gjithë mysafirët.

Byfeja

Një vend i rehatshëm ku ju do të gjeni atë që ua kërkon shija juaj. çdo ditë ushqimet e frekëta do të jenë në shërbimin etuaj, për të kënaqur shijen tuaj dhe për tu shërbyer në mënyrë të përsosur!

C a s a b l a n c a
+

GËRSHETIM I ELEGANCËS DHE NDJESHMËRISË SË ANTIKITETIT!